Komiteti i UEFA-s miraton garat e 3-ta të klubeve të sezonit 2021-2022

Komiteti ekzekutiv i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) miratoi formimin e garës së tretë të klubeve evropiane, që do të luhet nga sezoni 2021/2022.

Komiteti i UEFA-s miraton garat e 3-ta të klubeve të sezonit 2021-2022

"Gara gjithëpërfshirëse nënkupton më shumë ndeshje për më shumë klube dhe më shumë federata", tha presidenti i UEFA-s, Alexander Çeferin në takimin e sotëm në Dublin.

Pas Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, gara e re evropiane e klubeve, e emëruar EUL2, do të grumbullojë 32 klube në fazën e grupeve.

Ndeshjet do të luhen të enjten dhe gara do të jetë me sistem të njëjtë sikur elita e Evropa Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Gara e ri do t'i ofrojë publikut edhe 140 duele tjera evropiane në sezon, ashtu si Evropa Liga.

Fituesi i garës së re do të sigurojë pjesëmarrje në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.

Klubet nga të gjitha vendet anëtare të UEFA-së kanë të drejtë të marrin pjesë në garën e re që do të mundësojë paraqitjen në skenën evropiane edhe të klubeve nga ligat kombëtare që nuk kanë arritur të marrin pjesë në dy garat e forta evropiane.

Detajet dhe emërimi, shpërndarja e pagave, sistemi i solidaritetit, koeficientët dhe strategjitë tregtare do të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Gara e re nuk ndryshon asgjë në formatin e garës kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën.

Vendi i tretë i grupit në fazën e parë të Ligës së Kampionëve do të vazhdojë të kalojë në Evropa Ligë ndërsa ekipi i vendit të tretë në Evropa Ligë, paraqitjet e saj në skenën evropiane do t'i vazhdojë në garën e re. (AA)

 

 


Lajme të ngjashme