Hidhet shorti për "EURO 2020"

Në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, sot u hodh shorti për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian në futboll "EURO 2020".

Hidhet shorti për "EURO 2020"

Në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, sot u hodh shorti për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian në futboll "EURO 2020".

Sipas kësaj, kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Shqipërisë do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën, Maqedonia në grupin G me Poloninë, Austrinë, Izraelin, Slloveninë dhe Letoninë ndërsa Kosova në grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Në fazën eliminatore ku do të marrin pjesë 55 kombëtare në 10 grupe, 5 grupe formohen nga 5 kombëtare, ndërsa 5 të tjera nga 6 kombëtare. Kombëtaret që do të arrijnë të radhiten në dy vendet e para të grupeve, do të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në këtë kampionat. Ndërsa 4 ekipet e fundit do të përcaktohen pas ndeshjeve "play-off" në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Hedhja e shortit për Kampionatin e 16-të Evropian në futboll, i cili do të zhvillohet mes datave 12 qershor - 12 korrik 2020, do të bëhet më 1 dhjetor 2019. Në finale 24 ekipe do të ndahen në 6 grupe të përbëra nga 4 kombëtare.

Këto janë grupet për fazën eliminatore për EURO 2020:

Grupi A: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova

Grupi B: Portugalia, Ukraina, Serbia, Lituania, Luksemburgu

Grupi C: Holanda, Gjermania, Irlanda e Veriut, Estonia, Bjellorusia

Grupi D: Zvicra, Danimarka, Irlanda, Gjeorgjia, Gjibraltari

Grupi E: Kroacia, Uellsi, Sllovakia, Hungaria, Azerbajxhani

Grupi F: Spanja, Suedia, Norvegjia, Rumania, Ishujt Faroe, Malta

Grupi G: Polonia, Austria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia, Letonia

Grupi H: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Andorra

Grupi I: Belgjika, Rusia, Skocia, Qiproja, Kazakistani, San Marino

Grupi J: Italia, Bosnjë e Hercegovina, Finlanda, Greqia, Armenia, Lihtenshtajni

Datat e ndeshjeve të grupeve kualifikuese

1. 21-23 mars 2019

2. 24-26 mars 2019

3. 7-8 qershor 2019

4. 10-11 qershor 2019

5. 5-7 shtator 2019

6. 8-10 shtator 2019

7. 10-12 tetor 2019

8. 13-15 tetor 2019

9. 14-16 nëntor 2019

10. 17-19 nëntor 2019

Datat për ndeshjet "play-off" në Ligën e Kombeve të UEFA-s

Hedhja e shortit: 22 nëntor 2019

Gjysmëfinalet e "play-off"-it: 26-28 mars 2020

Finalet e "play-off"-it: 29-31 mars 2020 (AA)



Lajme të ngjashme