David Villa do ta vazhdojë karrierën në Vissel Kobe

"Erdhi koha. Kam një adresë të re. Shtet i ri, kulturë e re, shokë të rinj. Përshëndetje Japoni, përshëndetje Vissel Kobe", shkruan futbollisti spanjoll, David Villa, që deri në 31 dhjetor ka kontratë me New York City.

David Villa do ta vazhdojë karrierën në Vissel Kobe

Futbollisti spanjoll i New York City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), David Villa, do ta vazhdojë karrierën e tij në Japoni.

Transferimin e tij në klubin e Ligës së Parë të Japonisë, Vissel Kobe, ku luajnë edhe Andres Iniesta dhe Lukas Podolski, David Villa e bëri të ditur nga rrjeti social.

Ai theksoi se pasi që t'i përfundojë kontrata me New York City më 31 dhjetor ai do të ndahet nga klubi. "Erdhi koha. Kam një adresë të re. Shtet i ri, kulturë e re, shokë të rinj. Përshëndetje Japoni, përshëndetje Vissel Kobe", shkroi ai.

David Villa në vitin 2008 arriti të fitojë Kampionatin Evropian me kombëtaren e Spanjës, ndërsa në vitin 2010 edhe Kampionatin Botëror. Ai në kohën kur luante për Barcelonën kishte fituar edhe ligën dhe UEFA Ligën e Kampionëve.



Lajme të ngjashme