Kosova ngjitet për 6 pozita më lartë në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll në renditjen e publikuar nga FIFA, ka mbetur në pozitën e njëjtë, në vendin e 60-të me 1372 pikë të grumbulluara.

Nga vendet e rajonit në pozitë më të mirë ndodhet edhe më tej nënkampioni i botës, Kroacia, e cila radhitet e 4-ta me 1634 pikë, ndërsa Serbia është në pozitën e 29-të me 1481 pikë, Bosnja e Hercegovina në pozitën e 34-të me 1472 pikë, Mali i Zi në pozitën e 44 me 1427 pikë, Shqipëria në pozitën e 60-të me 1372 pikë, Sllovenia në pozitën e 62 me 1369 pikë, Maqedonia në pozitën e 68 me 1343 pikë dhe Kosova, e cila shënon një kërcim për 6 pozita, tani ndodhet e 131-ta me 1113 pikë të grumbulluara.

Belgjika ruan pozitën e parë me 1727 pikë, më një betejë të ngushtë me kampionin botëror Francën, me të cilën e ndan vetëm një pikë. Në top 10-shin e parë janë Brazili 1676 pikë, Anglia 1634 pikë, Portugalia 1614 pikë, Uruguai 1609 pikë, Zvicra 1599 pikë, Spanja 1591 pikë dhe Danimarka me 1589 pikë. (AA)

Lajme të ngjashme