Liga e Kombeve – Kosova thyen Maltën me rezultatin 3-1, merr kryesimin e grupit me 7 pikë

Kombëtarja e futbollit të Kosovës mposhti të enjten në mbrëmje përfaqësuesen e Maltës me rezultatin 3-1 në ndeshjen e tretë të Grupit 3, në divizionin D të Ligës së Kombeve...

Liga e Kombeve – Kosova thyen Maltën me rezultatin 3-1, merr kryesimin e grupit me 7 pikë

Kombëtarja e futbollit të Kosovës mposhti të enjten në mbrëmje përfaqësuesen e Maltës me rezultatin 3-1 në ndeshjen e tretë të Grupit 3, në divizionin D të Ligës së Kombeve.

Ndeshja u zhvillua në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, i cili ishte mbushur plotpërplot.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 30-të me golin e Benjamin Kolollit, më pas maltezi Andre Aginus barazoi me kokë në minutën e 51-të. Por Vedat Muriqi i risolli Kosovës epërsinë në minutën e 68-të. Fitoren 3-1 të Kosovës e vulosi Kololli në minutën e 81-të, goli i tij i dytë në këtë sfidë.

Në takimin e parë të grupit, Kosova barazoi pa gola në fushën e Azerbajxhanit, ndërsa ndeshjen e dytë ajo gjunjëzoi Ishujt Faroe në Prishtinë, me rezultatin 2-0.

Fitorja përballë ishullorëve e vendos Kosovën në krye të grupit me 7 pikë, ndjekur nga Azerbajxhani me 5, Ishujt Faroe me 3 dhe Malta me 1 pikë të vetme. / AA



Lajme të ngjashme