Këshilli i Gjykatës Penale në Zagreb hedh posht akuzat ndaj Modriçit

Këshilli i Gjykatës Penale në Zagreb e hodhi poshtë padinë kundër kapitenit të kombëtares së Kroacisë në futboll, Luka Modriç për dëshmi të rreme në gjykimin kundër këshilltarit të tanishëm dhe ish-kreut të GNK Dinamo e Zagrebit, Zdravko Mamiç.

Këshilli i Gjykatës Penale në Zagreb hedh posht akuzat ndaj Modriçit

Këshilli i Gjykatës Penale në Zagreb e hodhi poshtë padinë kundër kapitenit të kombëtares së Kroacisë në futboll, Luka Modriç për dëshmi të rreme në gjykimin kundër këshilltarit të tanishëm dhe ish-kreut të GNK Dinamo e Zagrebit, Zdravko Mamiç dhe tre të tjerëve, nga zyrtarët tatimorë për tërheqje të parave nga klubi.

Më 28 shtator 2018 në Gjykatën Komunale Penale në Zagreb u mbajt seanca e Këshillit Penal, ku u hodh poshtë aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Osijek e datës 2 mars 2018, të ngritur kundër të akuzuarit Luka Modriç, njofton Gjykata Penale Komunale në Zagreb.

Gjykata kompetente thekson se bëhet fjalë për vendim të padrejtë dhe se palët mund të paraqesin ankesë në afat prej tre ditësh nga dita e pranimit të vendimit.

Sipas aktakuzës, futbollisti dhe kapiteni i Kroacisë, Modriç ka dhënë dëshmi të rreme më 13 qershor 2017.

Epilogu i gjykimit është se Mamiç në qershor 2018, u dënua me 6 vite e gjysmë për shkak të tërheqjes së rreth 116 milionë kunave (15.6 milionë euro) nga GNK Dinamo dhe për shkak të dëmtimit të buxhetit të shtetit prej 12.2 milionë kuna (1,64 milionë euro).

Në prag të aktgjykimit, Mamiç iku në Bosnjë e Hercegovinë, duke patur parasysh se përveç shtetësisë kroate ai posedon edhe shtetësinë e BeH-së, ku ndodhet dhe sot.

Prokuroria ka akuzuar Modriçin se në gjyq me vetëdije dha deklaratë të rreme lidhur me anekset e marrëveshjes për të luajtur futboll profesional, të cilat rregullojnë ndarjen e kompensimit të transferit në raportin e 50:50 mes tij dhe klubit ku ka luajtur, nënshkroi çdo herë që ka vazhduar kontratën.

Prokuroria pretendon se Modriç në gjykatë dha deklarata që e dinte se nuk korrespondojnë me të vërtetën, por duke patur parasysh lidhjen midis këtyre dy rasteve, pritet që gjykimi i Modriçit në instancë më të lartë të varet nga epilogu i verdiktit final të Mamiçit. (AA)



Lajme të ngjashme