Raikkonen ndahet nga Ferrari

Ekipi italian njoftoi se piloti finlandez i Formula 1 në fund të sezonit do të ndahet nga Ferrari.

Raikkonen ndahet nga Ferrari

Në vend të pilotit Kimi Raikkonen në ekipin e Ferrari në Formula 1 do të ulet piloti i ri, Charles Leclerc.

Ekipi italian njoftoi se piloti finlandez në fund të sezonit do të ndahet nga Ferrari, ndërsa kanë arritur marrëveshje me 20-vjeçarin Leclerc, i cili sezonin e parë të tij në Formula 1 e kaloi në radhët e Sauber.

"U realizuan ëndrrat e mia. Vitin e ardhshëm do të garojë për Ferrari në kampionatin botëror. Do të jem falënderues deri në pafundësi Ferrari-t për këtë mundësi", shkroi Leclerc nga rrjeti social.

Leclerc këtë sezon doli në 14 gara me Sauber, ndërsa rezultatin më të mirë e arriti në Azerbajxhan duke u bërë i gjashti. Ai në klasifikimin e pilotëve renditet i 15-ti me 13 pikë.

Piloti finlandez do të jetë me të njëjtën ekipi me pilotin gjerman Sebastian Vettel i cili ka 4 kampionate botërore të fituara. (AA)



Lajme të ngjashme