• Video galeri

Liga e Kombeve – Turqia “përmbys” Suedinë, dramë në Stokholm

Edhe pse ishin në desavantazh të 2 golave, turqit e drejtuar nga Mircea Lucescu arritën të fitojnë 3-2 falë një mrekullie të Hakan Çalhanoglu dhe dygolëshit të Emre Akbaba...

2018-09-10T212006Z_312029610_RC15216B9C80_RTRMADP_3_SOCCER-UEFA-NATIONS-SWE-TUR.JPG
2018-09-10T202649Z_1117011098_RC14F018B9B0_RTRMADP_3_SOCCER-UEFA-NATIONS-SWE-TUR (1).JPG
2018-09-10T202611Z_220541749_RC1C8D552000_RTRMADP_3_SOCCER-UEFA-NATIONS-SWE-TUR.JPG
2018-09-10T194127Z_500235453_RC1F7E2316A0_RTRMADP_3_SOCCER-UEFA-NATIONS-SWE-TUR.JPG
2018-09-10T192607Z_997294694_RC1509217C40_RTRMADP_3_SOCCER-UEFA-NATIONS-SWE-TUR.JPG

Kombëtarja turke e futbollit u përball mbrëmjen e së hënës me Suedinë në “Friends Arena” të Stokholmit, në ndeshjen e 2-të të Grupit 2. të Ligës B të Kombeve UEFA.

Edhe pse ishin në desavantazh të 2 golave, turqit e drejtuar nga Mircea Lucescu arritën të fitojnë 3-2 falë një mrekullie të Hakan Çalhanoglu dhe dygolëshit të Emre Akbaba.

Në minutën e 34-t, Thelin godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë pas një devijimi nga portieri Sinan Bolat, por sulmuesi suedez tregohet i vëmendshëm dhe e fut në rrjetë duke kaluar vendasit në avantazh 1-0.

Kështu mbyllet pjesa e parë, që në përgjithësi u dominua nga turqit.

Minutat e para të pjesës së dytë filluan përsëri nën presionin e Suedisë.

Në të 49-n, Claesson dyfishon rezultatin për skandinavët me një goditje të fuqishme nga rreth 30 m.

Vetën 2 minuta më pas vjen kundërpërgjigjja e miqve. Mehmet Topal dërgon një pasim të përpiktë në këndin e majtë të zonës së rreptësisë kundërshtare, ku Çalhanoglu driblon mbrojtësin suedez dhe shkurton diferencën në 2-1, me një goditje fantastike që përfundon pas shpinës së portierit Olsen.

Turqit shtojnë presionin dhe në minutën e 88-të barazojnë 2-2 me Emre Akbaba, pas një kombinimi të shpejtë dhe mjaft të bukur me Cenk Tosun.

Ndërkohë që të gjithë mendonin se ky do të ishte rezultati përfundimtar i sfidës, kombëtarja turke realizon përmbysjen në minutën 90+2 falë një goditjeje me kokë sërish nga Akbaba, asistuar nga Serdar Gurler.

Kombëtarja turke e futbollit arkivon me këtë rezultat 3 pikët e para në Grupin 2. të të Ligës B të Kombeve UEFA.



Lajme të ngjashme