Kombëtarja turke e basketbollit del fitimtare ndaj Çekisë

Kombëtarja Turke e Basketbollit për meshkuj doli kampione në Super Kupën VTG duke mundur Çekinë me rezultatin 89-80.

Kombëtarja turke e basketbollit del fitimtare ndaj Çekisë

Kombëtarja Turke e Basketbollit për meshkuj doli kampione në Super Kupën VTG duke mundur Çekinë me rezultatin 89-80.

Kombëtarja turke doli kampione në kampionatin ku mori pjesë në kuadër të ndeshjeve përgatitore që do të zhvillojë me Malin e Zi dhe Slloveninë në Grupin e I të turit të II të eliminatoreve të Evropës për Kampionatin Botëror FIBA 2019.   

Në ndeshjen e zhvilluar në qytetin Hamburg të Gjermanisë, çerekun e parë Çekia e përfundoi në avantazh me rezultatin 28-14 dhe më pas me 51-30.

Kurse në çerekun e tretë diferenca e pikëve arriti në 23 deri në periudhën finale duke qëndruar në avantazh me rezultatin 70-56.

Pas kësaj Turqia bëri një kthim të rëndësishëm duke arritur të largohet nga fusha me fitore me rezultatin 89-80.

Në fitore luajtën një rol të rëndësishëm Scottie Wilbekin me 24 pikë dhe Cedi Osman me 23 pikë.



Lajme të ngjashme