Liga e Kombeve – Në fokus ndeshja Gjermani–Francë

Me ndeshjen Kazakistan-Gjeorgji, e cila fillon sot në ora 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore fillon Liga e Kombeve, një garë e re e UEFA-s.

Liga e Kombeve – Në fokus ndeshja Gjermani–Francë

Në ditën e parë të garës kategorinë "A" të Ligës së Kombeve, apo grupin elitar, do të luhet një derbi i vërtetë. Në ora 20:45 Gjermania në "Alianz Arena” në Mynih do të presë Francën. Do të jetë ky një ballafaqim mes fituesit të Botërorit të fundit "Rusi 2018" dhe atij të mëparshmit "Brazil 2014".

Në grupin "C" Sllovenia në Lubjanë do të presë Bullgarinë ndërsa në Ligën "D" Maqedonia do të jetë mysafire e Gjibraltarit në stadiumin "Victroria".

- Ndeshjet e sotme

Liga "A"

Mynih - grupi "1": Gjermani – Francë (ora 20:45)

Liga "B"

Uherske Hradishte - grupi "1": Çeki – Ukrainë (20:45)

Kardif – grupi "4": Uells – Republika e Irlandës (20:45)

Liga "C"

Lubjanë – grupi "3": Slloveni – Bullgari (20:45)

Oslo – grupi "3": Norvegji – Qipro (20:45)

Liga "D"

Astana – grupi "1": Kazakistan – Gjeorgji (16:00)

Jerevan – grupi "4": Armeni – Lihtenshtajn (18:00)

Riga – grupi "1": Letoni – Andorrë (20:45)

Gjibraltar – grupi "4": Gjibraltar – Maqedoni (20:45)



Lajme të ngjashme