Nadal kualifikohet në gjysmëfinale

Tenisti spanjoll dhe mbajtësi i titullit kampion në turneun US Open te meshkujt, Rafael Nadal, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e kësaj gare.

Nadal kualifikohet në gjysmëfinale

Tenisti spanjoll dhe mbajtësi i titullit kampion në turneun US Open te meshkujt, Rafael Nadal, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e kësaj gare duke mposhtur austriakun Dominic Thiem me rezultatin 3-2 në sete.

Nadal, tre herë kampioni i US Open-it dhe i kampionatit të katërt Grand Slam të sezonit, zhvilloi ndeshje përballë bartësit të nëntë të këtij turneu për këtë vit, Thiem që zgjati 4 orë e 49 minuta.

Pas pesë seteve, Nadal u nda me fitore me rezultatin 0-6, 6-4, 7-4, 6-7 dhe 7-6.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të çerekfinales, argjentinasi Juan Martin del Potro u përball me amerikanin John Isner.

Del Potro, tenisti i tretë në radhitjen botërore, mundi Isnerin me rezultatin 3-1 në sete, gjegjësisht 6-7, 6-3, 7-6 dhe 6-2, pas një loje që zgjati 3 orë e 31 minuta.

Nga ana tjetër, në kategorinë e femrave, amerikania Serena Williams dhe letonezja Anastasija Sevastoka mposhtën kundërshtaret e tyre me rezultatin 2-0 dhe arritën të hyjnë në mesin e katër tenisteve më të mira në këtë garë.

Serena Williams, e cila doli fitimtare përballë çekes Karolina Pliskova me rezultatin 6-4 dhe 6-3, do të përballet në gjysmëfinale me Sevastovan, e cila në çerekfinale ishte më e mirë se amerikanja Sloane Stephens, kampionia e fundit e turneut, me rezultatin 6-2 dhe 6-3. (AA)



Lajme të ngjashme