Italiani Claudio Marchisio në Rusi, firmos për Zenitin e Shën-Petërburgut

Ish-futbollisti i Juventusit ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Rusia, ku do të përfitojë 3 milionë euro plus bonuset në sezon...

Italiani Claudio Marchisio në Rusi, firmos për Zenitin e Shën-Petërburgut

Claudio Marchisio është zyrtarisht një futbollist i Zenitit të Shën-Petërburgut në Rusi.

Ish-futbollisti i Juventusit ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Rusia. Mesfushori ish-bardhezi prishi kontratën më “Zonjën e Vjetër” më 17 gusht për të vijuar karrierën jashtë Italisë.

Lajmin e ka publikuar vetë klubi rus në faqen zyrtare.

Marchisios i ka pëlqyer projekti i Zenitit. Aktualisht Zeniti kryeson premierligën ruse me 16 pikë të grumbulluara në 6 javë, ndërsa do të marrë pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Në këtë aventurë të re, 32-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 10. Me Zenitin, Markizio do të përfitojë 3 milionë euro plus bonuset në sezon.



Lajme të ngjashme