“La Liga” – Tërbohet Barcelona, plot 10 gola

Barcelona ka fituar me rezultatin e thellë 8-2 përballë Huesca në javën e 3-të të Ligës së Parë të Futbollit në Spanjë, “La Liga”...

2018-09-02T175618Z_953411137_RC1B7CB57190_RTRMADP_3_SOCCER-SPAIN-FCB-HUE.JPG
2018-09-02T182534Z_1608407683_RC1A35F4BA20_RTRMADP_3_SOCCER-SPAIN-FCB-HUE.JPG
2018-09-02T175607Z_747851480_RC1C1C95F100_RTRMADP_3_SOCCER-SPAIN-FCB-HUE.JPG
2018-09-02T174258Z_330265018_RC1A81626D00_RTRMADP_3_SOCCER-SPAIN-FCB-HUE.JPG

Barcelona ka fituar me rezultatin e thellë 8-2 përballë Huesca në javën e 3-të të Ligës së Parë të Futbollit në Spanjë, “La Liga”.

Skuadra e Katalonjës priti në Stadiumin “Camp Nou” ekipin modest të Huesca, ku luan edhe mesfushori i kombëtare turke, Serdar Gurler.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me një gol të Cucho Hernandez në minutën e 3-të.

Por ky s’bëri gjë tjetër veçse zgjoi nga gjumi kampionët në fuqi, që barazuan në minutën e 16-të me yllin argjentinas, Lionel Messi; ndërsa më pas përmbysën rezultatin falë një autogoli të Jorge Pulido në të 24-tën dhe e trefishuan atë me uruguaianin Luis Suarez, në minutën e 39-të.

Tre minuta më vonë, Alex Gallar shkurtoi diferencën në 3-2 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit.

Furia e Barcelonës shpërtheu menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Ousmane Dembele (48), Ivan Rakitiç (52), Messi (61), Jordi Alba (81) dhe Luis Suarez'in (90+3 me penalti) shënuan edhe 5 gola të tjerë duke i dhënë ekipit të tyre një fitore tenistike.

Me këtë rezultat, Barcelona kryeson ligën spanjolle me 9 pikë të plota duke lënë pas Real Madridin falë një golavarazhi më të mirë.

Kurse aragonasit e Huesca, skuadër debutuese në “La Liga” që drejtohet nga trajneri Leo Franco, ish-portier i kombëtares argjentinase dhe i turqve të Galatasaray, mbeti në kuotën e 4 pikëve.


Fjalët Kyçe: Spanjë , La Liga , futboll , Huesca , Barcelona

Lajme të ngjashme