Evropiani i Volejbollit për të rejat, Turqia fiton ndaj Sllovakisë

Turqia ka fituar ndaj Sllovakisë me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit U-19 për femra.

Evropiani i Volejbollit për të rejat, Turqia fiton ndaj Sllovakisë

Turqia ka fituar ndaj Sllovakisë me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit U-19 për femra.

Në Shqipëri po zhvillohen ndeshjet e fazës finale të këtij kampionati, që po organizohet në Tiranë dhe në Durrës.

Ekipi kombëtar i Turqisë ka fituar ndaj Sllovakisë në ndeshjen e dytë në grupin B të zhvilluar në sallën sportive “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës, me rezultatin 3-0 (25-11, 25-17, 28-26).

Ekipi turk edhe në ndeshjen e dytë u mbështet nga tifozë të pranishëm gjatë ndeshjes, ndërsa ndeshja u ndoq edhe nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe bashkëshortja e tij, Ayşegül Erdal Yörük.

Në fazën finale ndeshjet do të zhvillohen deri më 9 shtator, ndërsa marrin pjesë ekipet e Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Holandës, Rusisë, Bjellorusisë, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Francës.

Ekipi kombëtar turk ndeshjen e radhës e ka me Rusinë më 3 shtator në Tiranë, ndërsa Shqipëria do të përballet me Poloninë në Durrës.

Evenimenti sportiv organizohet në bashkëpunim mes Federatës Evropiane të Volejbollit dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit. (AA)



Lajme të ngjashme