Suksesi i shigjetareve turke në Poloni, kampione të Evropës

Skuadra kombëtare turke e përbërë nga Ajbyke Aktuna, Gylnaz Byshranur Xhoshkun dhe Jasemin Exhem Anagëz u përball në finale me Italinë në kampionatin e organizuar në qytetin Legnica të Polonisë.

Suksesi i shigjetareve turke në Poloni, kampione të Evropës

Skuadra kombëtare turke e përbërë nga Ajbyke Aktuna (Aybüke Aktuna), Gylnaz Byshranur Xhoshkun (Gülnaz Büşranur Çoşkun) dhe Jasemin Exhem Anagëz (Yasemin Ecem Anagöz) u përball në finale me Italinë në kampionatin e organizuar në qytetin Legnica të Polonisë.

Sportistet arritën superioritetin ndaj rivaleve me rezultatin 6-2 dhe u bënë kampione të Evropës.

Nga ana tjetër, në fund të garës së bërë për kuotën në po të njëjtin qytet, u përcaktuan edhe sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta të Evropës, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Minsk të Bjellorusisë.

Këtu u kualifikuan edhe Ekipi i Femrave për Shigjetarinë Klasike, që përbëhet nga Ajbyke Aktuna, Gylnaz Byshranur Xhoshkun dhe Jasemin Exhem Anagëz, Mete Gazoz  nga ekipi i meshkujve, Evren Çaëran (Evren Çağıran) dhe Jeshim Bostan (Yeşim Bostan) nga ekipet e tjera të kombëtares turke.



Lajme të ngjashme