Kingley Coman do të mungojë disa javë për shkak të lëndimit

Anësori francez i Bayern Munichut, Kingsley Coman, për shkak të lëndimit do të mungojë disa javë nga fusha.

Kingley Coman do të mungojë disa javë për shkak të lëndimit

Anësori francez i Bayern Munichut, Kingsley Coman, për shkak të lëndimit do të mungojë disa javë nga fusha.

Sipas deklaratës së bërë nga klubi, në ndeshjen e hapjes së sezonit të luajtur me Hoffenheim të cilën e fituan 3-1, është lënduar futbollisti francez. Ai do të operohet, ndërsa pritet që pas disa javësh të kthehet në fushë.

Futbollisti 22-vjeçar edhe në muajin shkurt ishte lënduar nga e njëjta këmbë dhe pas operacionit nuk kishte veshur fanellën 2 muaj e gjysmë. (AA)



Lajme të ngjashme