Atleti turk, Ramil Guliyev në finalen e Kampionatit Evropian

Atleti i kombëtares turke Ramil Guliyev është kualifikuar në finale në garën e 200 metrave për meshkuj në Kampionatin Evropian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Atleti turk, Ramil Guliyev në finalen e Kampionatit Evropian

Për garën e gjysmëfinales në pistë Ramil Guliyev doli në seancën e mbrëmjes të ditës së dytë të kampionatit, që zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Berlinit dhe vrapoi në serinë e parë.

Në kampionatin e vitit të kaluar në Londër atleti kombëtar kishte fituar medalje ari. Në finale Guliyev ishte kualifikuar pasi kishte mbyllur serinë e parë me rezultatin 20,33.

Gara finale 200 metra për meshkujt do të zhvillohet sonte në orën 21.05.



Lajme të ngjashme