Suksesi i sportisteve turke në Kampionatin Evropian të Mundjes

Në Kampionatin Evropian të Mundjes për të Rinjtë sportistja e kombëtares turke Zeynep Yetgil mori medaljen e artë ndërsa Aslı Demir mori medaljen e bronzit.

Suksesi i sportisteve turke në Kampionatin Evropian të Mundjes

Në Kampionatin Evropian të Mundjes Evropiane për të Rinjtë sportistja e kombëtares turke Zeynep Yetgil mori medaljen e artë ndërsa Aslı Demir mori medaljen e bronzit.

Në ditën e pestë të kampionatit që vazhdon në Romë, kryeqytetin e Italisë sportistja Zeynep Yetgil që doli në minder në peshën 53 kilogram për femra, u përball me sportisten e Azerbajxhanit, Tatyana Varansova dhe duke e mundur atë arriti të marrë medaljen e artë duke u bërë kampione e Evropës.  

Edhe sportistja tjetër e kombëtares turke, Aslı Demir në peshën 65 kilogram u mund me sportisten hungareze Noemi Szabado dhe duke fituar me rezultatin 5-3 u bë fituesja e medaljes së bronzit.

Në Kampionatin Evropian të Mundjes për të Rinjtë, sportistet turke fituan gjithsej një medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 3 bronzi duke zënë kështu vendin e tretë në radhitjen e skuadrave pas Rusisë dhe Ukrainës.



Lajme të ngjashme