Kapiteni i Kroacisë: Suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se fitoret personale

Ajo që uroj është suksesi i ekipit tim kombëtar, jo fitoret individuale, theksoi sot kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, kandidat për Topin e Artë në rast fitoreje përballë Francës në finalen e Kupës së Botës.

“Nesër është finalja e Kupës së Botës. Lojtarë e dinë se çfarë përfaqëson kjo. Nuk po këmbëngulim në seancat stërvitore. Duhet thjesht të shlodhen, ka disa probleme të vogla dhe dëmtime”, theksoi trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic.

“Para një ndeshjeje të rëndësishme asgjë nuk duhet të ndryshojë. Do të qetësohemi, do të përgatitemi në të njëjtën mënyrë si për ndeshjet e tjera. Nuk ka asgjë spektakolare. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”, theksoi Luka Modric, kapiteni i Kroacisë. (ATSH)

Lajme të ngjashme