Kroacia thyen vendasit e Rusisë me 11-metërsha, në gjysmëfinale pas 20 vitesh

Kroacia e Modriç dhe Raketiç tani mund të ëndërrojë të shkruajë historinë për kombëtaren kroate duke arritur brezin e vitit '98 me kualifikimin në gjysmëfinale...

Kroacia thyen vendasit e Rusisë me 11-metërsha, në gjysmëfinale pas 20 vitesh

Kroacia e Modriç dhe Raketiç tani mund të ëndërrojë të shkruajë historinë për kombëtaren kroate duke arritur brezin e vitit '98 me kualifikimin në gjysmëfinale.

Rusia kaloi në avantazh e para në minutën e 31-të me Çerishev, por Kroacia barazoi rezultatin në minutën e 39-të me një gol të shënuar nga Kramariç.

Loja e rregullt mbaroi në barazim. Në kohët shtesë, Kroacia shënoi golin e dytë në minutën e 101-të me mbrojtësinVida, por Fernandes barazoi gjithçka në minutën e 115-të dhe gjysmëfinalistin e përcaktuan 11-metërshat, ku më të saktë rezultuan ballkanasit, 4-3.

Kjo fitore i çon kroatët përballë anglezëve në gjysmëfinalen e tyre të parë pas 20 vitesh.



Lajme të ngjashme