"Rusi 2018" – Sot nisin ethet e çerekfinales

Me dy ndeshjet e sotme, Uruguai-Francë dhe Brazil-Belgjikë fillojnë ethet e çerekfinales në Kampionatin Botëror FIFA-2018, që zhvillohet Rusi.

Rusya 2018_çeyrek final heyecanı.jpg

Ndeshjet e para të çerekfinales do të zhvillohen sot. Ndeshja e parë do të luhet mes Uruguait dhe Francës në stadiumin "Nizhny Novgorod", në ora 16:00.

Ndeshja e dytë do të jetë mes të Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin "Kazan Arena" në ora 20:00.

Ndeshjet do të transmetohen direkt në kanalet TRT 1, TRT 4 K dhe në internet “fifa2018.trtsport.com.tr”.

Në raundin e çerekfinales janë kualifikuar 6 kombëtare nga Evropa (Franca, Belgjika, Rusia, Kroacia, Suedia dhe Anglia) si dhe dy nga Amerika Latine (Brazili dhe Uruguai).

Data dhe ora e ndeshjeve çerekfinale:

6 korrik, e premte:

16:00 Uruguai - Francë (Nizhny Novgorod)

20:00 Brazil - Belgjikë (Kazan Arena)

7 korrik, e shtunë:

16:00 Suedi - Angli (Samara Arena)

20:00 Rusi - Kroaci (Stadiumi Fisht)



Lajme të ngjashme