Liga e Kampioneve – Real Madridi gjunjëzon Liverpulin dhe fiton titullin e 13-të, Ronaldo të 5-tin

Spanjollët e Real Madridit janë konfirmuar tashmë si legjenda e futbollit evropian për klube, teksa triumfuan për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve duke mposhtur britanikët e Liverpulit me rezultatin 3-1...

Liga e Kampioneve – Real Madridi gjunjëzon Liverpulin dhe fiton titullin e 13-të, Ronaldo të 5-tin

Spanjollët e Real Madridit janë konfirmuar tashmë si legjenda e futbollit evropian për klube, teksa triumfuan për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve duke mposhtur britanikët e Liverpulit me rezultatin 3-1.

Në një finale spektakulare të luajtur në Kiev, vendimtare për fatin e takimit rezultuan dy golat e jashtëzakonshëm të Gareth Bale dhe dy gafa të rënda të portierit gjerman të Liverpulit, Karius.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, por do të mbahet mend për lotët e Salah dhe Carvajal, që u dëmtuan dhe u detyruan të lënë fushën e lojës para kohe.

Në fillim të pjesës së dytë, Karius zotëroi një top dhe, në përpjekje për të rinisur lojën, e përplasi atë në këmbët e sulmuesit Benzema, që e çoi topin në rrjetë.

Megjithatë ”Të Kuqtë” reaguan shumë shpejt duke barazuar me anë të Sadio Mane në vijim të një skeme të ekzekutimit të një goditjeje këndi.

Pas barazimit, Zidane luajti kartën Bale dhe uellsiani nuk e zhgënjeu duke i dhënë avantazhin madrilenëve vetëm pak minuta pasi kishte shkelur në fushë, me një roveshiatë spektakulare që përfundoi në rrjetën e Liverpulit.

Liverpuli tentoi sërish të barazojë, por, pas një aksioni personal, topi i gjuajtur nga Mane u përplas në shtyllën e portës së Navas.

Vetëm 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Bale lëshoi një goditje shumë të fortë me të majtën duke e detyruar portierin gjerman të Liverpulit që të gabojë sërish në tentativën për të zotëruar topin, të cilin e sheh t’i rrëshqasë nga duart e të transformohet në gol.

Ky ishte titulli i 13-të i Real Madridit në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që portugezi Ronaldo, edhe pse në finale nuk u paraqit në formë, u bë futbollisti i parë 5 herë fitues i këtij trofeu pasi ai mori këtë emër.

Më parë, këtë trofe e ka ngritur 5 herë edhe mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, por 2 tituj të tij i përkasin epokës kur ai quhej Kupa e Kampioneve.



Lajme të ngjashme