Taekwondo – Turkja Rukiye Yildirim shpallet Kampione Evropiane në peshën 46 kg

Sportistja turke, Rukiye Yildirim, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian i Taekwondosë, pesha 46 kg...

Taekwondo – Turkja Rukiye Yildirim shpallet Kampione Evropiane në peshën 46 kg

Sportistja turke, Rukiye Yildirim, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian i Taekwondosë, pesha 46 kg.

Në finalen e peshës 46 kg, turkja Yildirim mposhti me rezultatin 28-10 holandezen Dina Pouryounes duke fituar medaljen e artë dhe titullin Kampione Evropiane.

Kampionatin Evropian i Taekwondosë për të Rritur, që organizohet nga Federata Evropiane e Taekwondosë (WTE), po zhvillohet në Rusi, në datat 10-13 maj.

Mikpritës i organizimit më të madh evropian në Taekwondo, ku garojnë 363 sportistë nga 45 vende, është kryeqyteti Kazan i Republikës Autonome të Tartarisë.

Turqia përfaqësohet në Kampionatin Evropian të Taekwondosë me gjithsej 22 sportistë, 9 meshkuj dhe 9 13 femra.

Fituese e medaljes së artë për të dytën herë pas 8 vitesh, Rukiye Yildirim mori një mesazh urimi edhe nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme