Ricciardo fitues i garës Fomula 1 në Kinë

Piloti i ekipit “Red Bull”, Daniel Ricciardo ka fituar sot në garën e Formula 1 për Çmimin e Madh të Kinës në Shanghai.

Ricciardo fitues i garës Fomula 1 në Kinë

Piloti i ekipit “Red Bull”, Daniel Ricciardo ka fituar sot në garën e Formula 1 për Çmimin e Madh të Kinës në Shanghai.

Australiani realizoi fitoren e gjashtë në karrierë, ndonëse startoi nga pozita e gjashtë. Kjo është fitorja e parë e “Red Bull” në Kinë që nga viti 2010.

Vendin e dytë e mori Valteri Bottas nga “Mercedes”, ndërsa vendin e tretë Kimi Raikkonen nga “Ferrari”. Kampioni aktual botëror Lewis Hamilton zuri vendin e katërt.

Piloti i “Ferrari”-t Sebastian Vettel, i cili fitoi në dy gara të këtij sezoni, startoi nga pozita e parë, por përfundoi i teti.

Gara e radhës në program është më 29 prill për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. (AA)



Lajme të ngjashme