Skuadra e Ronaldos mposht Juventusin

Juventus ka pësuar një humbje të turpshme në fushën e saj ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampione.

Skuadra e Ronaldos mposht Juventusin

Juventus ka pësuar një humbje të turpshme në fushën e saj ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampione, teksa Bayerni arriti të fitoi me përmbysje ndaj Sevillas me rezultatin 2-1.

Dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo, i dyti thjesht fantastik me roveshatë, dhe një nga Marcelo, i kanë dhënë Real Madrid fitoren 3-0 në “Allianz Stadium” ndaj Juventus, që praktikisht i jep mundësinë kampionëve të Evropës të jenë me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League.

Portugezi Ronaldo e gjeti golin e parë pas vetëm tre minutash lojës, pas pasimit të marrë nga Isco, duke e futur ndeshjen në binarët e duhur për “Los Blancos”.

Juventus u përpoq të reagonte dhe faktikisht luajti mirë në pjesën e parë, por Keylor Navas mbrojti portën e tij nga tentativa e Gonzalo Higuian, ndërsa nga krahu tjetër Toni Kros goditi traversën për spanjollët.

Kur u mbush një orë lojë, Ronaldo shënoi golin e tij të 14-të në këtë edicion të Champions League ku është golashënuesi më i mirë, por padyshim ky ishte goli më i bukur, me roveshatë, pas krosimit të Carvajal.

Juventus mbeti me dhjetë futbollistë, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Paulo Dybala dhe miqtë përfituan nga superioriteti numerik, duke realizuar golin e tretë me anë të brazilianit Marcelo, i shërbyer nga “fantastiku” Ronaldo, që praktikisht “vret” këtë çerekfinale 0-3 në Torino, as në ëndrrat më të bukura të Zinedine Zidane nuk ishte parë diçka e tillë.

Real Madrid marshon drejt titullit të tretë radhazi në Evropë, ndërsa Juventus ka nevojë për më shumë se një mrekulli në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo nga krahu tjetër ka arritur një rekord tjetër personal ndër të tjera. Cristiano Ronaldo ka thyer dy rekorde të tjera me golin e shënuar kundër Juventus, në minutën e tretë të ndeshjes në Torino. Portugezi realizoi golin e 13-të në nëntë ndeshjet e luajtura në këtë edicion të Champions League, por duke llogaritur edhe finalen e edicionit të kaluar ai bëhet lojtari i parë dhe i vetëm që ka shënuar në 10 ndeshje radhazi në veprimtarinë elitare.“CR7” e ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë kundër Juventus, dy herë kundër Paris SG, dy herë kundër Dortmund , dy herë kundër Tottenham dhe dy herë kundër APOEL. Ky ishte goli i 21-të i Ronaldo në çerekfinalet e Champions League, një tjetër rekord i cili u vendos nga portugezi.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme të Championsit, Bayerni arriti të fitojë me përmbysje në Andaluzi, ndaj Sevillas, me rezultatin 1-2. Të 3 golat patën për protagonistë futbollistë spanjollë, teksa Sarabia kaloi skuadrën e Montellës fillimisht në avantazh, ndërsa Jesus Navas shënoi në portën e tij, duke barazuar shifrat. Golin e fitores e shënoi ish futbollisti i Barcelonës, Thiago Alcantara në pjesën e dytë, duke bërë gjithçka më të lehtë për ndeshjen e kthimit. (ATSH)



Lajme të ngjashme