• Video galeri

Marco Reus rinovon deri në vitin 2023 kontratën me Borussia Dortmund

Ditën e premte është arritur akordi dhe është firmosur rinovimi i Reus me verdhezinjtë, teksa kontrata e re do t’i mbajë palët të lidhura deri në vitin 2023...

Marco Reus rinovon deri në vitin 2023 kontratën me Borussia Dortmund

Kapiteni dhe lideri i Borussia Dortmund, Marco Reus, ka vendosur të qëndrojë përjetë te klubi gjerman. Ditën e premte është arritur akordi dhe është firmosur rinovimi i tij me verdhezinjtë, teksa kontrata e re do t’i mbajë palët të lidhura deri në vitin 2023.

Për Reus, tashmë 29 vjeç, kjo mund të quhet edhe kontrata e jetës, pasi në vitin 2023 do të jetë 34-vjeçar dhe në hapat e fundit të karrierës.

Lajmi i rinovimit u bë i ditur nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një komunikate të shkruar, ndërkohë që ende nuk dihet nëse është përfshirë ndonjë klauzolë për zhvlerësimin e saj. Ajo që dihet me siguri, është se shifrat e pagës së sulmuesit janë përmirësuar ndjeshëm.



Lajme të ngjashme