Liga e Kampioneve – Allegri: Juventusi meritoi kualifikimin pëballë Tottenhamit

"Të fitoje në 'Wembley' nuk ishte e thjeshtë edhe për faktin sesi u zhvillua ndeshja", deklaroi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës kundër Tottenhamit, që përfundoi me rezultatin 1-2...

Liga e Kampioneve – Allegri: Juventusi meritoi kualifikimin pëballë Tottenhamit

"Të fitoje në 'Wembley' nuk ishte e thjeshtë edhe për faktin sesi u zhvillua ndeshja", deklaroi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës kundër Tottenhamit, që përfundoi me rezultatin 1-2.

"Megjithatë skuadra u tregua e qetë, priti momentin e duhur dhe për 10 minuta e ktheu ndeshjen në favorin e saj. Besoj se ishte një kualifikim i merituar. Tottenhami ka lojtarë cilësorë dhe besoj se djemtë bënë një punë të shkëlqyer", theksoi ai.

Massimiliano Allegri shtoi se tani duhet të rimarrin veten sa më shpejt, pasi tri ndeshjet e ardhshme vlejnë shumë për kampionatin italian.

"Ndeshjet i fitojnë lojtarët, që po bëjnë aktualisht një paraqitje të shkëlqyer dhe unë jam krenar që i stërvis", pohoi trajneri i Juventusit.

Ndeshja tjetër kualifikuese ishte Manchester City-Basel, e cila përfndoi me rezultatin 1-2, por që për fazën e ardhshme u kualifiku skuadra angleze, që kishte fituar ndeshjen e parë 4-0. /ATSH



Lajme të ngjashme