Real Madridit i humbet durimi, Gareth Bale drejt largimit

Shtypi spanjoll është thuajse i sigurt se në fund të sezonit lojtari uellsian do të transferohet në një ekip tjetër, pasi drejtuesit e Real Madridit kanë humbur durimin me lojtarin dhe pritet që ta nxjerrin në merkato...

Real Madridit i humbet durimi, Gareth Bale drejt largimit

E ardhmja e futbollistit uellsian, Gareth Bale, duket se do të jetë larg Santiago Bernabeut.

Shtypi spanjoll është thuajse i sigurt se në fund të sezonit lojtari do të transferohet në një ekip tjetër, pasi drejtuesit e Real Madridit kanë humbur durimin me lojtarin dhe pritet që ta nxjerrin në merkato.

Bale ka humbur vendin e titullarit në ekip dhe këtë e tregon mos aktivizimi që nga minuta e parë nga trajneri Zidane në ndeshjen e La Ligas kundër ekipit të Leganesit, ç’ka do të thotë që lojtari nuk bënë më pjesë në planet e francezit.

Një nga problemet e mëdha që e penguan Bale të triumfojë në aspektin individual në Madrid është mënyra e lojës së tij. Sipas shtypit spanjoll, 27-vjeçari gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur i izoluar dhe ka hasur në vështirësi për të komunikuar me shokët e skuadrës.

Problemi tjetër dhe më i madhi për Bale në këtë pikë është fiziku i brishtë i tij. 25 dëmtime gjatë kësaj periudhe të qëndrimit të tij te Reali janë shumë për Bale, pasi e kanë detyruar atë që të humbasë 78 ndeshje.

Edhe nëse Bale vendos të qëndrojë në Madrid, ai duhet të luftojë për vendin e titullarit me Lucas Vasquez dhe Asensio, të cilët gëzojnë formë të mirë, diçka që nuk mund të thuhet për Bale, i cili ka qenë titullar vetëm 1 herë në 4 ndeshjet e fundit. /ATSH



Lajme të ngjashme