Basketbollistet e kombëtares turke mundin Bjellorusinë me rezultatin 64-54

Skuadra Kombëtare turke e Basketbollit për femra, në ndeshjen e tretë të Grupit B të vlefshme për Kampionatin Evropian 2019, mundën në fushë të huaj Bjellorusinë me rezultatin 64-54.

Në dy ndeshjet e para të grupit basketbollistet turke mundën Estoninë me rezultatin 81-56 dhe Poloninë me rezultatin 73-53.

Së bashku me fitoren në ndeshjen e fundit skuadra kombëtare turke vazhdon të mbroj pozicionin lider në grup duke fituar 3 ndeshje në 3 të luajtura gjithsej deri tani.

Kurse për Bjellorusinë kjo ishte humbja e parë në këto eliminatore.

Turqia në ndeshjen e katërt të grupit ditën e mërkurë më 14 shkurt do të përballet me Estoninë në Stamboll.  

Lajme të ngjashme