• Video galeri

Filloi ceremonia e Lojërave Olimpike Dimërore 2018

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të dimrit 2018 filloi sot në orën lokale 20:00 (11:00 GMT) në Pyeongchang të Koresë së Jugut, ku garat do të zhvillohen deri më 25 shkurt.

2018 pyeongchang kış olimpiyatları açılış töreni_13.jpg
2018 pyeongchang kış olimpiyatları açılış töreni_07.jpg
2018 pyeongchang kış olimpiyatları açılış töreni_08.jpg

Më shumë se 2 900 sportistë do të konkurrojnë për 102 tituj që do të jepen në shtatë sporte dhe 15 disiplina gjatë këtyre dy javëve, ngjarja e parë sportive e vitit 2018 para Kupës Botërore të Futbollit në Rusi këtë verë.

Lojërat Olimpike 2018, të quajtura “Lojërat e Paqes” nga Koreja e Jugut, janë shënuar tashmë nga afrimi spektakolar i realizuar mes dy Koreve.

Ndërkohë që në muajt e fundit ishin regjistruar tensione të forta lidhur me ambiciet bërthamore dhe balistike koreanoveriore, muaji i kaluar ndryshoi qëndrimin dhe solli pjesëmarrjen e 22 sportistëve koreanoveriorë në Lojërat Olimpike, përveç dërgimit të një delegacioni olimpik të nivelit të lartë.

Sot, Kim Yo Jong, motra e liderit koreanoverior, Kim Jong Un mbërriti gjithashtu në Jug për ceremoninë e hapjes duke u bërë anëtarja e parë e dinastisë që mbretëron në Veri shkel në tokën e rivalit më të madh që prej Luftës së Koresë.

Presidenti koreanojugor dhe shefi i Shtetit të Koresë së Veriut, Kim Yong Nam janë takuar duke shkëmbyer një shtrëngim duarsh para ceremonisë së hapjes.

Në stadium, në fillim të ceremonisë së hapjes, Kim Yo Jong, motra e Kim Jong Un dhe presidenti koreanojugor kanë shtrënguar gjithashtu duart.

“Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka abstenuar të marrë pjesë në një darkë të organizuar para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të dimrit, ku ai do të duhej të ndante të njëjtën tryezë me presidentin koreanojugor dhe shefin e shtetit të Koresë së Veriut Kim Yong Nam”, njoftoi Seuli.



Lajme të ngjashme