FIFA lavdëron përgatitjet e Rusisë për botërorin

Kreu i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, lavdëroi përgatitjet e Rusisë për Kampionatin Botëror.

FIFA lavdëron përgatitjet e Rusisë për botërorin

Duke theksuar që gjithçka është gati për organizimin më të madh sportiv në botë, Infantino shtoi: “Përgatitjet e Rusisë po ecin shumë mirë. Stadiumet janë shumë të bukura, aeroportet funksionale, hotelet dhe infrastruktura janë të rregullta. Këtë verë në Rusi do përjetojmë Botërorin më të mirë ndonjëherë.”

Kreu i FIFA-s më tej ndau dhe opinionin e tij lidhur me sistemin VAR (videoasistenti i referit) dhe tha: “Në takimin që do të mbahet në muajin që vjen, pas një mijë testeve të suksesshme, do të vendoset nëse sistemi VAR do të jetë pjesë e kësaj loje apo jo. Unë kam qasje pozitive ndaj kësaj çështjeje. Nëse në këtë mënyrë mund të ndihmojmë referët, atëherë duhet ta bëjmë", – u shpreh ai.

Ndryshe, Botërori FIFA 2018, do të mbahet më 14 qershor – 15 korrik në Rusi. (AA) 



Lajme të ngjashme