Barcelona huazon Arda Turan tek ekipi turk, Medipol Basaksehir

Medipol Basaksehir ka realizuar transferimin e mesfushorit turk të Barcelonës, Arda Turan, me formulën e huazimit për 2 sezone e gjysmë, bëri të ditur klubi i futbollit të Stambollit...

Barcelona huazon Arda Turan tek ekipi turk, Medipol Basaksehir

Medipol Basaksehir ka realizuar transferimin e mesfushorit turk të Barcelonës, Arda Turan, me formulën e huazimit për 2 sezone e gjysmë, bëri të ditur klubi i futbollit të Stambollit.

Presidenti i Basaksehir, Guksel Gumusdag, e njoftoi transferimin e Arda Turan nga llogaria "Twitter" e klubit.

"Arda Turan sot me fanellën e portokalltë kthehet në vendin e tij. Ky nuk është vetëm transferimi i Basaksehir, por i gjithë Turqisë", shkruan Gumusdag në postimin e tij.

Ndërkaq, shifrat e akordit mes dy klubeve dhe mesfushorit 30-vjeçar me Basaksehir nuk janë bërë ende publike.



Lajme të ngjashme