Federata Shqiptare e Futbollit përfshihet në programin “UEFA Assist”

Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar në UEFA pranë projektit UEFA Assist për të akorduar fondin prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Federatës së Futbollit të Anguillës.

Federata Shqiptare e Futbollit përfshihet në programin “UEFA Assist”

Ky shtet u përfshi në ditët e para të shtatorit nga goditjet e stuhive të fuqishme të uraganit Irma.

Në një projekt të tillë sikundër dhe anëtaret e tjera të UEFA-s, është përfshirë edhe FSHF, duke aplikuar për të akorduar këtë kontribut për këtë vend që u godit nga uragani.

UEFA Assist është një program i posaçëm nga UEFA për solidarizim dhe mbështetje për zona dhe vende të tilla që janë përfshirë edhe nga fatkeqësi natyrore.

Kjo nisëm, ne kuadrin e vendosjes së marrëdhënieve dhe me federata nga kontinente te tjera, është parë me prioritet nga FSHF, e cila do te kërkojë gjithmonë e më tepër shtrirjen e raporteve ndërkombëtare me federatat homologe.


Fjalët Kyçe: Anguilla , FSHF , UEFA Assist

Lajme të ngjashme