Antonio Conte: Kemi shpresa se mund ta arrijmë Manchester City

Distanca është paksa e largët, por janë ende 66 pikë në dispozicion dhe trajneri i Çelsit, Antonio Conte ka shpresa.

Antonio Conte: Kemi shpresa se mund ta arrijmë Manchester City

Me shpirtin që ka Çelsi i tij, që do të luaje sot në Stamford Bridge kundër Newcastle, do të synojë ndjekjen e kryesuesve të Manchester City, që udhëheq me 11 pikë diferencë nga Blutë e Çelsit.

“Djemtë e mijë kanë mentalitetin e fituesit dhe do të vazhdojnë të luajnë me këtë shpirt”, ka deklaruar Conte.

“Në çdo ndeshje duhet të demonstrojmë të njëjtën dëshirë për fitore, por nuk do të jetë edhe shume e lehtë që të ndjekim City. Pra, na duhet vetëm të fitojmë”, është shprehur tekniku italian.



Lajme të ngjashme