Santander do të sponsorizojë Ligën e Kampioneve

Banka spanjolle Santander duke nisur nga sezoni 2018-2019 do të jetë për tre sezone një prej sponsoreve të Ligës së Kampioneve në futboll, bëri të ditur banka, duke zyrtarizuar në të njëjtën kohë dhënien fund të bashkëpunimit me skuderinë e F1 te Ferrari.

Santander “Ka nënshkruar një akord për t’u bërë sponsor zyrtar i Ligës së Kampioneve të UEFA deri në 2020-2021”, theksohej në një njoftim zyrtar të bankës.

“Me këtë veprim, Santander do të përforcojë marrëdhëniet me futbollin pas 10 vjetësh sponsor i kompeticioneve kryesore të futbollit, si Kupa Livertadores në Amerikën e Jugut dhe Liga në Spanjë.

Ndërkohë, me F1 banka ka pasur bashkëpunim prej 11 vjetësh. (ATSH)

Lajme të ngjashme