Miqësorja Turqi-Shqipëri; Duka: Me Panuccin, Shqipëria do jetë sërish në Evropian

Sipas Presidentit të FSHF, Armando Duka, nën drejtimin e Panuccit, Shqipëria do të jetë sërish në finalet e Evropianit pas e viteve...

Miqësorja Turqi-Shqipëri; Duka: Me Panuccin, Shqipëria do jetë sërish në Evropian

Pritshmëritë për skuadrën kombëtare janë shumë të mëdha. Me një besim jashtëzakonisht të madh te trajneri dhe te skuadra ky grup mund të japë sërish emocione të forta dhe suksese në arenën ndërkombëtare, madje sipas Presidentit të FSHF, Armando Duka, nën drejtimin e Panuccit do të jemi sërish në finalet e Evropianit pas 3 viteve.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga rezidenca e ekipit kombëtar në Antalia flet në një intervistë pak përpara nisjes së ndeshjes miqësore me Turqinë. Sipas kreut të futbollit shqiptar, “Skuadra ka elementë shumë të mirë në një kohë që do të vazhdojë të përforcohet. Mendoj që kemi bërë zgjedhjen e drejtë dhe të duhur duke afruar Panuccin në këtë ekip, një trajner përvoje pas një karriere si kampion në fushë.  Mendoj dhe besoj se sot akoma më shumë stafi është njohur me ekipin.

Në këto 4 ndeshjet e mbylljes së fazës eleminatore nën drejtimin e Panuccit, tha ai,  skuadra ka luajtur mirë, ka prodhuar lojë, por ka patur edhe momente ku ka gabuar dhe që kërkojnë korrigjim.

Duka tha se kemi bërë zgjedhjen e duhur me një emër të madh të futbollit europian, në drejtim të kombëtares sic është mister Panucci.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe kualitetet që të jemi një skuadër kualifikues në 2020. Kam bindjen që Panucci di ta cojë këtë skuadër në Europianin e vitit 2020.  Çdo skuadër në çdo kohë ka nevojë për energji të reja. Nuk po ndërrohen breza në këtë skuadër por janë afruar ata elementë që kanë qenë të nevojshëm:, tha ai.

Sipas tij, nuk ka moshë në një ekip kombëtar.

“Janë grumbulluar ata lojtarë që janë në formë por me vizionin e startit të eleminatoreve të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj jave skuadra ka punuar shumë mirë dhe ka pas kohë që të forcojë frymën e grupit, ka patur kohën edhe për eksperimentet taktike në shërbim të trajnerit dhe stafit. Uroj që sot të kemi një rezultat pozitiv. Shpresoj që ta fitojmë këtë ndeshje”, theksoi presidenti i FSHF-së. /ATSH



Lajme të ngjashme