Futboll – “Telstar 18” është topi zyrtar i Botërorit 2018 në Rusi

"Adidas" zbuloi të enjten topin zyrtar të Kupës së Botës “Rusi 2018”, një rikompozim i topit të parë të prodhuar nga kjo kompani për Kampionatin Botëror të Futbollit të luajtur në vitin 1970, në Meksikë...

Futboll – “Telstar 18” është topi zyrtar i Botërorit 2018 në Rusi

Quhet "Telstar 18" topi zyrtar i realizuar nga "Adidas Football" për Botërorin 2018 në Rusi.

"Adidas" zbuloi të enjten topin zyrtar të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

"Telstar 18" është një rikompozim i "Telstar", topi i parë i prodhuar nga "Adidas" për Kampionatin Botëror të Futbollit të luajtur në vitin 1970, në Meksikë.

Sikurse shpjegojnë dizenjatorët e këtij topi, përvec logos së sponsorit teknik "Adidas", mbi të është vizatuar edhe logoja zyrtare e organizimit.

"Telstar 18" evokon kujtime të paharrueshme të Botërorit 1970, ku ishin protagonistë emra të mëdhenj të futbollit si Pele, Gerd Muller, Giacinto Facchetti, Pedro Rocha apo Bobby Moore.



Lajme të ngjashme