Dick Advocaat do të largohet pas një jave nga kombëtarja holandeze e futbollit

Trajneri kombëtares së Holandës në futboll, Dick Advocaat, i cili nuk arriti që ta kualifikonte ekipin për në Botërorin 2018 në Rusi, ka bërë të ditur të mërkurën në Aberdeen të Skocisë se do të largohet nga posti pas një jave...

Dick Advocaat do të largohet pas një jave nga kombëtarja holandeze e futbollit

Trajneri kombëtares së Holandës në futboll, Dick Advocaat, i cili nuk arriti që ta kualifikonte ekipin për në Botërorin 2018 në Rusi, ka bërë të ditur të mërkurën në Aberdeen të Skocisë se do të largohet nga posti pas një jave, sipas agjencisë holandeze të lajmeve "ANP".

Dick Advocaat, 70-vjeç, në post që prej majit, do të largohet pas dy ndeshjeve miqësore të Holandës me Skocinë dhe Rumaninë, që do të luhen të enjten në Aberdeen dhe të martën në Bukuresht.

Ai e ka drejtuar seleksionin për herë të tretë që nga maji, pas periudhës mes viteve 1992-1994 dhe 2002-2004. /ATSH



Lajme të ngjashme