Antonio Conte kthehet te kombëtarja e Italisë

Vera e ardhshme do ta gjejë Antonio Conte në pankinën e ekipit kombëtar të Italisë.

Antonio Conte kthehet te kombëtarja e Italisë

Sipas shtypit britanik, pritet një divorc mes teknikut italian të Çelsit me klubin në fund të sezonit.

Sikurse shkruan “Sun”, nuk kanë munguar ofertat për Conte, por një fakt tashmë po qartësohet se ai pritet që të rikthehet të ekipi kombëtar, të cilin e ka stërvitur pas drejtimit të Juventusit.

Kontrata e teknikut të seleksionit, Giampiero Ventura, skadon në 2020, por një paraqitje e dobët në Rusi do ta çonte Federatën Italiane të Futbollit në ndërprerjen e marrëdhënieve mes tyre, shkruante gazeta britanike lidhur me të ardhmen e Conte.



Lajme të ngjashme