Tenis – David Goffin në finalen e turneut në Tokio

Tenisti belg ka eliminuar në gjysmëfinale argjentinasin Schwartzman duke marrë kështu biletën e finales, ku përballë mund të ketë kroatit Cilic ose francezin Mannarino...

Tenis – David Goffin në finalen e turneut në Tokio

Belgu David Goffin, i 11-ti në klasifikimin botëror, është kualifikuar të shtunën për në finalen e turneut ATP 500 në Tokio, pasi ka eliminuar argjentinasin Diego Schwartzman (i 29-ti) me rezultatin 2-0 në sete 7-6 (7/3), 7-6 (8/6).

Në finalen e së dielës, Goffin do të përpiqet të fitojë titullin e dytë të sezonit (pas Shenzhenit në Kinë) kundër kroatit Marin Cilic (i 5-ti) ose francezit Adrian Mannarino (i 31-ti).



Lajme të ngjashme