Volejboll: Çanakkale Belediyespor fiton ndaj skuadrës rumune CS Dinamo Bukuresht

Skuadra turke e volejbollit, Çanakkale Belediyespor e filloi Kampionatin Ballkanik të Volejbollit për Femra me fitore.

Volejboll: Çanakkale Belediyespor fiton ndaj skuadrës rumune CS Dinamo Bukuresht

Skuadra turke e volejbollit, Çanakkale Belediyespor e filloi Kampionatin Ballkanik të Volejbollit për Femra me fitore.

Sipas deklaratës së bërë nga Federata Turke e Volejbollit, në organizimin e zhvilluar në qytetin Gradaçac të Bosnje-Hercegovinës, skuadra turke Çanakkale Belediyespor u përball me skuadrën rumune CS Dinamo Bukuresht.

Me pikët 25-15, 25-16 dhe 25-23, skuadra turke arriti një fillim të mbarë duke fituar 3-0 kundër skuadrës kundërshtare.

Përfaqësuesja e Turqisë në këtë kampionat do të përballet nesër me skuadrën e Serbisë Zhelezniçar Lajkovac.



Lajme të ngjashme