Turqia pretedente për lojërat ajrore 2020

Turqia është kandidate për organizimin e Lojërave Ajrore Botërore të 2020 që do të organizohen nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve Ajrore (FAI).

Turqia pretedente për lojërat ajrore 2020
Piloti japonez sfidon rënien e lirë
Piloti japonez sfidon rënien e lirë

Yoshihida Muroja, piloti i vetëm me origjinë aziatike në garën e ushtrimeve akrobatike ajrore në Lausitzring 2017, ka dalë fitues i garave të sivjetme.   

Kryetari i Shoqatës Turke të Aeronautikës (THK) Kyrshat Atëllgan (Kürşat Atılgan) mbajti në selinë e THK-së një konferencë shtypi me Presidentin e FAI, Frits Brink dhe Drejtorin e Organizimeve Markus Haggeney, të cilët kanë ardhur në Turqi për procesin e kandidimit.

Presidenti holandez i FAI, Brink shprehu kënaqësinë për ftesën që kanë marrë për të vizituar Turqinë.

"Ftesa kaq e shpejtë që na keni bërë në lidhje me procesin e nominimit tregon profesionalizmin tuaj. Turqia është një vend shumë i vlefshëm për të organizuar Lojërat Botërore Ajrore 2020", tha Frits Brink.

Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit tonë këtu,- u shpreh Brink,- ne patëm rastin të shikojmë nga afër infrastrukturën dhe mundësitë, ndërsa shtoi:

"Organizimet tona nuk kanë të bëjnë aspak me politikën, por kanë lidhje vetëm me sportin dhe paqen. Edhe ne jemi një pjesë e lëvizjes olimpike, Unë vizitoj shumë vende. Turqia është një vend shumë i bukur; është një vend shumë impresionues; është një urë midis Azisë dhe Evropës; këtu bashkëjetojnë shumë kultura të ndryshme. Një rëndësi shumë të madhe për vendin që do të fitojë të drejtën e organizimit të këtij aktiviteti është mbështetja e sponsorëve. Rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe marrja më herët e lejeve të nevojshme në lidhje me hapësirat ajrore. Ne e dimë që THK-ja ka lidhje të fuqishme në këtë drejtim. Nuk besoj se do të ketë probleme”.

Presidenti i THK-së Atëllgan tha se Brink dhe ekipi i tij kanë vizituar qendrat trajnuese në Ankara-Etimesgut, Eskişehir-İnönü, Izmir-Efes, Antalia-Karain dhe Erzincan si dhe kompleksin tonë në Muğla-Babadağ. Tani ata do të vlerësojnë se ku do të mund të organizohen lojërat në fjalë, të cilat zhvillohen në 12 kategori të ndryshme. Atëllgan gjithashtu rikujtoi se Turqia ka organizuar edicionin e parë të Lojërave Botërore Ajrore, që janë zhvilluar në vitin 1997.

Për lojërat e vitit 2020 përveç Turqisë kandidojnë edhe Malajzia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Meksika dhe Australia. Vendi që do ti mirëpresë këto lojëra do të caktohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të FAI-it, që do të mbahet më 25 tetor në Lozanë të Zvicrës, sqaroi Atëllgan. 

Kurse Drejtori i Organizimeve të FAI, Markus Haggeney tha se Turqia është një kandidate e fortë.



Lajme të ngjashme