Liverpuli konfirmon se braziliani Coutinho nuk shitet

Fenway Sports Group, grupi amerikan që mbështet Liverpulin, ka publikuar një njoftim zyrtar, duke qenë dakord me trajnerin Jürgen Klopp, i cili do ta mbajë lojtarin 25-vjecar.

Liverpuli konfirmon se braziliani Coutinho nuk shitet

Liverpuli ka konfirmuar të premten se braziliani Philippe Coutinho nuk është në shitje këtë verë me asnjë çmim, ndërkohë që mediat kanë shkruar për një ofertë prej 100 milionë euro për mesfushorin sulmues brazilian nga Barcelona.

Fenway Sports Group, grupi amerikan që mbështet Liverpulin, ka publikuar një njoftim zyrtar, duke qenë dakord me trajnerin Jürgen Klopp, i cili do ta mbajë lojtarin 25-vjecar.

“Ne jemi të qartë në pozicionin tonë për një transferte të mundshme të Philippe Coutinho. Vendimi përfundimtar i klubit është se Philippe do të jetë gjithnjë një lojtar i Liverpool Football Club”, theksonte Fenway Sports Group.

Coutinho, i cili erdhi në klub në 2013 nga Inter Milano për 9,4 milionë euro, ka nënshkruar një kontratë te re për pesë vjet me Liverpulin në janarin e kaluar.

 



Lajme të ngjashme