Turqia kampione bote në atletizëm

Në Kampionatin e 16-të Botëror të Atletizmit, një nga sportistët që përfaqëson Turqinë, Ramil Guliyev doli kampion bote në 200 metra për meshkujt.

Turqia kampione bote në atletizëm

Në Kampionatin e 16-të Botëror të Atletizmit, një nga sportistët që përfaqëson Turqinë, Ramil Guliyev doli kampion bote në 200 metra për meshkujt.

Në kampionatin e zhvilluar në kryeqytetin Londër të Anglisë, në ditën e shtatë, u përjetua emocioni i finales për meshkujt në 200 metra.

Sportisti i Fenerbahçes, Ramil Guliyev, me kohën 20.09, hyri në histori si sportisti që i solli Turqisë medaljen e parë të arit në garat e 200 metrave për meshkuj.

Në një prononcim të bërë për Radio televizionin Turk (TRT), Guliyev tha se përgjatë gjithë vitit kishte besimin se do të fitonte këtë sukses.

Ndërkaq Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në mesazhin e publikuar nëpërmjet medias sociale uroi sportistin me këto fjalë: “Përgëzoj nga zemra Ramil Guliyev, i cili na bëri krenarë të gjithëve duke fituar medaljen e arit në kategorinë e 200 metrave për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletizmit”.  



Lajme të ngjashme