Turqia merr medaljen e parë në Botërorin e Atletikës

Yasmani Copello Escobar me origjinë kubaneze i ka sjellë Turqisë medaljen e argjendit Botërori i Atletikës 2017 duke dalë i dyti në garën e 400 metrave me pengesa për meshkuj.

Turqia merr medaljen e parë në Botërorin e Atletikës
Turqia merr medaljen e parë në Londër
Turqia merr medaljen e parë në Londër

Në ditën e 6-të të Botërorit të Atletikës 2017 që zhvillohet në Londër, kubani Yasmani Copello Escobar doli i dyti në 400 m me pengesa për meshkuj, duke i sjellë Turqisë edhe medaljen e parë në këtë aktivitet sportiv ndërkombëtar.

Yasmani Copello Escobar, i cili vrapon për Turqinë në Kampionatin e 16-të Botëror të Atletikës që zhvillohet në Londër, doli i dyti në garën e 40 metrave me pengesa për meshkuj, duke fituar kështu medaljen e argjendit.

Finalja e 400 metra me pengesa për meshkuj u vrapua në ditën e 6-të të Botërorit të Atletikës, që sivjet zhvillohet në Londër të Anglisë.

Atleti me origjinë kubane, Yasmani Copello Escobar në Lojërat Olimpike Rio 2016 ka fituar medalje bronzi, kurse në Kampionatin Evropian të Atletikës ai ka marrë medalje ari. Vendin e dytë Escobar e zuri me kohën 48,49 sekonda.

Medaljen e artë e meritoi norvegjezi Karten Warholm me 48,35 sekonda, kurse amerikani Kerron Clement fitoi medaljen e bronzit me kohën 48,52 sekonda.

Kjo është edhe medalja e parë që Turqia merr në Botërorin e Atletikës.



Lajme të ngjashme