Tenis - Federer fiton lehtësisht përballjen me Polansky

Zvicerani Roger Federer ka fituar lehtësisht të mërkurën përballë kanadezit Peter Polansky në turneun Masters 1000 të ATP në Montréal.

Tenis - Federer fiton lehtësisht përballjen me Polansky

Zvicerani Roger Federer (N.2) ka fituar lehtësisht të mërkurën përballë kanadezit Peter Polansky në turneun Masters 1000ATP në Montréal, në ndeshjen e tij të parë që nga titulli i tij i tetë në Wimbledon.

Brenda një orë, Federer ka fituar me rezultatin 6-2, 6-1 përballë Polansky, i 116-ti në klasifikimin botëror dhe do të ndeshet të enjten me fituesin e ndeshjes mes amerikanit Jack Sock (N.15) dhe spanjollit David Ferrer.

Ai ka festuar 36-vjetorin e lindjes me një feste-koncert të grupit britanik të pop-rock, Coldplay në Montréal.

Në mungesë të Andy Murray, Novak Djokovic e Stan Wawrinka, të gjithë të dëmtuar, spanjolli Rafael Nadal dhe Roger Federer janë dy favoritët kryesore për Kupën Rogers në Montréal.



Lajme të ngjashme