Italiani Claudio Ranieri merr drejtimin e FC Nantes për dy sezone

Trajenri italian, Claudio Ranieri, kampion i Anglisë me Leicester në vitin 2016, ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij të trajnerit me Nantën për dy sezone, bëri të ditur klubi francez...

Italiani Claudio Ranieri merr drejtimin e FC Nantes për dy sezone

Trajenri italian, Claudio Ranieri, kampion i Anglisë me Leicester në vitin 2016, ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij të trajnerit me Nantën për dy sezone, bëri të ditur klubi francez.

“FC Nanta shpreh kënaqësinë për ardhjen e Claudio Ranieri-t në krye të ekipit bashkë me grupin e tij profesionist”, shkruante klubi në një njoftim zyrtar.

“Nanta është një ekip shumë i njohur në botë. Unë kam ardhur me shumë entusiazëm për të përmiresuar punën në klub”, u shpreh trajneri 65-vjeçar.

Ranieri ka qenë trajner edhe me Chelsea-n dhe Juventus-in, ndërkohë që në 2016-n fitoi Premierligën me Leicester.

I zgjedhur trajneri i vitit 2016 nga FIFA, ai gjithsesi u shkarkua nga klubi anglez në shkurt të 2017-s për shkak të rezultateve jo të mira.

Ranieri do të provojë kështu aventurën e tij të dytë në Francë. Ai ka drejtuar në League 1 ekipin e Monakos (2012-2013) duke e çuar ekipin në vendin e dytë (2013-2014).



Lajme të ngjashme