Tenis – Rafael Nadal fiton për 22 minuta lojë, dëmtohet kundërshtari Almagro

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, fitoi të mërkurën pothuajse pa luajtur duke u kualifikuar për 1/8 e finaleve në turneun e Romës...

Tenis – Rafael Nadal fiton për 22 minuta lojë, dëmtohet kundërshtari Almagro

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, fitoi të mërkurën pothuajse pa luajtur duke u kualifikuar për 1/8 e finaleve në turneun e Romës.

Nadal ishte përballë patriotit të tij, Nicolas Almagro dhe pas 22 minutash lojë, kur ai ishte në kryesim 3-0 në setin e parë, Almagro pati një problem në gjurin e majtë dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’u rikthyer, e ka patur të pamundur duke lënë kështu ndeshjen i duartrokitur nga publiku dhe kundërshtari.

Rafa Nadal do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes amerikanit Jack Sock (14) dhe çekut Jiri Vesely (62).



Lajme të ngjashme