Shqipëria fiton ndaj Maqedonisë 2-1

Në orën 14.00 ndeshja Shqipëri-Maqedoni filloi ndeshja që u ndërpre dje në minutën e 77-të.

Shqipëria fiton ndaj Maqedonisë 2-1

Në minutën e ’88 Bekim Bala shënoi për skuadrën e Shqipërisë duke e çuar rezultatin në 2-1 dhe që u prit me entuziazëm nga tifozët.

Të dy skuadrat patën raste për të realizuar përsëri por ndeshja përfundoi 2 me 1 në favor të ekipit tonë  që hedh një hap të mbarë në eliminatorët e kampionatit Botëror 2018.

Ndeshja u ndërpre në minute 77 të një ditë më parë për shkak të reshjeve të mëdha në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Goli i pare është shënuar për ekipin shqiptar nga Sadiku në minutën e 9-të, ndërsa maqedonasit kanë barazuar rezultatin me anën e Alioskit në minutën e 51-të.

Rezultatin e vulosi sot Bekim Balaj i cili ashtu si një edicion më parë i dha fitoren ekipit me Portugalinë.


Fjalët Kyçe: Maqedoni , Shqipëri , Bekim Bala

Lajme të ngjashme