Majmuni xhamajkan 11 milionë vjet më parë ka kaluar nga Amerika Jugore

Shkencëtarët duke analizuar ADN-në e fosileve të specieve të zhdukura të majmunëve xhamajkanë (Xenothrix) zbuluan se origjina e tij është e lidhur me majmunët titi (Callicebinae), të cilët jetojnë në Amerikën e Jugut.

Majmuni i Xhamajkës është një specie që ka mbetur enigmë për shumë shkencëtarë. Megjithatë, hulumtimet e kohëve të fundit të publikuar në "Science Daily" zbulojnë një pjesë të rëndësishme të enigmës.

Shkencëtarët në Fondacionin Ndërkombëtar për Mjedisin dhe ekspertë nga muzetë në New York dhe Londër besojnë se majmunët xhamajkanë, të cilat kanë vdekur qindra vjet më parë, supozohet se kanë ardhur në ishull 11 milionë vjet më parë.

Studimet kanë treguar se këto kafshë ishin të ndryshme nga çdo lloj tjetër i majmunëve dhe se gjenetikisht janë më të afërm me majmunët në Amerikën e Jugut.

"Historia e re e evolucionit lë të kuptohet se Xenothrixa tregon se evolucioni mund të marrë rrugë të papritura kur kafshët vendosen në ishuj dhe kur u ekspozohen mjediseve të reja", tha profesori Samuel Turvey.

Titi majmunët që jetojnë në pemë në zonat tropikale të Amerikës së Jugut kanë shuplakë të gjatë të kuqe, ngjyrë hiri ose të zezë. Këta majmunë janë shumë aktiv dhe energjik.

Detajet janë publikuar në revistën shkencore "Proceedings of the National Academy of Sciences" (PNAS). (AA)

Lajme të ngjashme